Shqipëria
Tre të kërkuar bënë që policia shqiptare dhe ajo italiane të ndërmarrin një operacion
Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar gjatë një operacionit të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Gjatë operacionit të koduar “Korabi”, në Dibër u arrestuan 38-vjeçari me iniciale B.Gj. dhe 32-vjeçari me iniciale Q.A.(M).
Gjatë kohës që aksioni zhvillohej në Shqipëri, njëkohësisht në Itali u arrestua edhe 49-vjeçarja shqiptare me iniciale H.R., pjesë e këtij grupi.
Të tre këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 25 Qershor 2019 Gjykata e Rieto ka vendosur në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Më 4 Maj 2019, tre të arrestuarit kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 Euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij të fundit dhe më pas janë laguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup, shkruan TV Klan, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












