Lajme
Tre të vdekur pas përmbysjes së furgonit kontrabandist në Austri
Aksidenti ndodhi në Burgenland në një pikë kufitare midis Austrisë dhe Sllovakisë, tha në një deklaratë, ministri i Brendshëm i Austrisë
“Vdekja tragjike e tre personave sot në pikën kufitare Kittsee/Jarovce tregon edhe një herë brutalitetin dhe paskrupulltizmin e mafies së kontrabandës”, tha në deklaratë ministri i Brendshëm Gerhard Karner, transmeton albinfo.at
Furgoni ishte i mbushur me rreth 20 persona, duke përfshirë fëmijë, kur u përmbys ndërsa shoferi kërkonte t’i shpëtonte kontrollit të policisë në kufi.
Dy burra dhe një grua vdiqën,tha APA, ndërsa disa të tjerë janë të plagosur rëndë.
Në anën tjetër sipas krone.at, autopsia e të vdekurve është caktuar për të martën e ardhshme. Tashmë asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën. Kontrabandisti është shtetas rus me leje qëndrimi francez. Ai u arrestua.
Ministria e Brendshme e Austrisë njoftoi në maj se policia kishte shkatërruar një grup që besohej se kishte kontrabanduar dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht sirianë, nga Hungaria në Austri, përcjell tutje albinfo.at
Dy nga ata të transportuar ilegalisht përtej kufirit u gjetën të mbytur në një furgon vitin e kaluar. Kjo kujton një incident të zymtë në vitin 2015, kur 71 persona nga Siria, Iraku dhe Afganistani u mbytën në pjesën e pasme të një furgoni të mbyllur, ku ishin fshehur nga kontrabandistët.
Trupat, duke përfshirë ato të tre fëmijëve dhe një foshnje, u zbuluan në Austri, por ata kishin vdekur ndërsa ishin ende në anën tjetër të kufirit me Hungarinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











