Lajme
Tre veta plagosen gjatë xhirimit të një filmi në Zvicër
24-vjeçari i plagosur më rëndë është dërguar në spital me helikopter (REGA), ndërsa të tjerët, me ambulancë
Tre persona janë plagosur gjatë xhirimeve të një filmi në Rapperswil-Jona të Kantonit St.Gallen të shtunën. Ata janë goditur pasi që në një skenë janë përdorur armët, ka thënë policia e kantonit St. Gallen.
Kanë qenë gjithsej 25 persona duke filmuar në një restorant (restoranti “Boomerang”, në qytetin Rapperswil-Jona). Pasi sekuencat e para u xhiruan pa incidente, më vonë tre persona u plagosën në një skenë me armë. Një grua 24-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar pësuan lëndime të mesme, ndërsa një grua 34-vjeçare është plagosur lehtë.
“Në fillim menduam se ishte një shaka. Pastaj pamë gjakun të rridhte…”, thonë dëshmitarët e ngjarjes.
24-vjeçari i plagosur më rëndë është dërguar në spital me helikopter (REGA), ndërsa të tjerët, me ambulancë. Rrjedha e saktë e ngjarjes është objekt i hetimeve që po vazhdojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














