Futboll

Rapperswil-Jona-s nëntë javë pa fitore, nuk e ndihmojnë as goli i Rexhepit dhe asistimi i Shabanit

FC Rapperswil-Jona është në krizë të thellë për shkak të mungesës së rezultateve pozitive në Brack Challenge Ligën e Zvicrës, njofton Albinfo.ch.

Ekipi nga St. Galleni nuk ka fitore prej nëntë javësh.

Edhe një ndeshjen e 18-të, Rappi pësoi humbje të thellë 4:1 nga Servette FC, megjithëse krijuan epërsi me golin e Lavdrim Rexhepit dhe asistimin e Egzon Shabanit në minutën e 43-të.

Prej ardhjes në Rapperswil-Jona, Rexhepi ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.