Kosova
Tre vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri

Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.
Mëngjesi i 26 nëntorit, ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.
Qindra të plagosur la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë.
Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve që të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.
E-Diaspora
-
Itali: Plaçkitja e 30 eurove, shqiptarit i kushtoi me burgim Gjykata morri vendim që shqiptari të dënohet me katër vjet burg....
-
“Drita” në Kreuzlingen organizon mbrëmje muzikore
-
SHKA “Ilirët” dhe “Teuta” në Lozanë, koncert për Pavarësinë e Kosovës
-
Policia austriake arreston kosovarin ditën e martesës
-
Filmi “Virgjëresha shqiptare” po bën gjiro në kinematë gjermane
Jeta në Zvicër
-
Rezervimi i një hoteli në Booking.com kushton më shumë se sa rezervimi drejtpërdrejt Kur bëni një rezervim në internet përmes një platforme rezervimi, ndoshta dëshironi të kurseni sa më...
-
Trendi në rritje i papunësisë në Zvicër
-
Zvicër: Pritet rënie e inflacionit këtë vit
-
Sa persona janë të papunë në Zvicër
-
Zvicër: Burrat janë përgjegjës për të ardhurat kryesore të familjes