Integrimi
Tregu gjerman i punës hapet për njerëzit jashtë BE-së
Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku 2013
Gjermania hap tregun e punës edhe për njerëzit jashtë vendeve të BE-së. Të gjithë ata që kanë përfunduar shkolla profesionale mund të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione për të cilat në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar.
Për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, Agjencia Federale e Punësimit po kërkon kandidatë të përshtatshëm edhe nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, njofton DW. Deri tani dihej se në Gjermani kërkoheshin vetëm infermierë dhe kujdestarë për të moshuarit.
Por sipas gazetës “Welt” Agjencia Federale e Punësimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë përpiluar një listë me 18 grupe profesionesh, për të cilët ka shumë nevojë dhe mungesa në Gjermani.
“Lista pozitive”, siç quhet ajo, përmban dhe shumë profesione teknike, mes tyre elektricistë për sipërmarrje industriale, teknikë automatizimi. mekatronikë apo teknikë të teknologjisë së ftohjes dhe të ngrirjes.
Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku 2013. Kjo u lejon atyre që kanë përfunduar shkolla profesionale që të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












