Lajme
Trendi i uljes së infektimeve dhe rasteve të vdekjes në Zvicër
Një ulje e konsiderueshme në raport me ditët e tjera
BAG ka bërë të ditur se që nga fillmi i janarit ka një trend uljeje, dukshëm më e lartë se sa në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, në aspektin e infektimeve dhe vdekjeve ditore, transmeton albinfo.ch.
Gjatë muajve të fundit të viti të kaluar rastet ishin gati dyfish më të larta se sa që janë tani. Vetëm në fillim të dhjetorit rastet ditore janë luhatur mes 5 dhe 6 mijë raste ditore, në raport me muajin janar të 2021, rastet janë mes 2-3 mijë raste.
Vetëm dje janë raportuar 2474 raste të reja me koronavirus nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, me një normë pozitiviteti prej 10.1 për qind, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, edhe numri i rasteve të vdekjeve është ulur, në raport me muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, që ishin mes 100-150 raste ditore. Ndërkohë vetëm në këtë javë numri i të vdekurve thuajse është përgjysmuar. Vetëm dje BAG ka raportuar 53 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.
Duhet theksuar se Zvicra ka gjithsej 492,832 të infektuar, që nga rastet e para të vitit 2020, e deri më tani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












