Futboll
Tre vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA
Federata e Futbollit e Kosovës e ka kujtuar Ditën historike të futbollit kosovar.
Tre vjet më parë, më 3 maj të vitit 2016, në Kongresin e UEFA-s, të mbajtur në Budapest të Hungarisë, Kosova u bë anëtare me të drejta të plota nën drejtimin e kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Federatës, Agim Ademi, ka theksuar se me pranimin në UEFA, Kosova i ka dhënë fund izolimit 25-vjeçar dhe ka hapur një epokë të re në historinë e futbollit kosovar.
Ademi ka numëruar disa të arritura gjatë këtyre tre vjetëve, në theks të veçantë suksesin e Kombëtares në Ligën e Kombeve, e po ashtu edhe pjesëmarrjen e klubeve në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












