Shqipëria
Shqipëri: Si u zbuluan spiunët rusë me dronë gjatë stërvitjes amerikane?
Ata u mbajtën nën vëzhgim gjate tri ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tyre dhe e personave që kanë takuar është referuar në prokurori
Dy rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov, janë vendosur nën hetim nga Prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.
Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës më 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij, me gjithë informacionin sekret, shikohet e dyshimte nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Evropë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore më 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri, raporton TCh, përcjell Albinfo.ch.
Rusi i dytë Cherkasov hyri më 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua të fuste në vendin tonë dronin. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë tri ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave që ka takuar është referuar në prokurori.
Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antiterrori shqiptar, rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e mandej u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tri ditë për t’u larguar më pas nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










