Bota
Trump dhe May pajtohen për marrëveshje tregtare pas Brexitit
Trump gjendet në Britani pas pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë t’i ketë bërë thirrje Britanisë për të vazhduar presionin ndaj Iranit dhe është pajtuar me kryeministren britanike, Theresa May që Teherani të mos ketë kurrë armë bërthamore.
Trump dhe May kanë folur në një konferencë të përbashkët për media, pasi kanë diskutuar në zyrën e kryeministres britanike në Çekërs, më 13 korrik.
Kryeministrja britanike ka deklaruar se “ne jemi pajtuar sot se sapo Britania të largohet nga Bashkimi Evropian ne do të arrijmë një marrëveshje ambicioze në tregti mes SHBA-së dhe Mbretësisë së Bashkuar”.
Ata kanë negociuar edhe për Rusinë në mesin e temave të tjera, derisa May ka falëndëruar Trumpin për mbështetjen amerikane, pasi helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri në muajin mars, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria brianike fajëson Rusinë për këtë sulm. Trump gjendet në Britani pas pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s dhe pak para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki më 16 korrik. Trump ka thënë se me Putinin do të diskutojë për konfliktin në Ukrainë dhe Siri, si dhe për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Trump ka thënë se administrata e tij ka qenë “jashtëzakonisht e ashpër” me Rusinë. Presidenti amerikan ka thënë se do të ishte “shumë mirë” nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën.
Më herët gjatë ditës, Trump ka thënë se marrëdhëniet amerikane me Britaninë janë “shumë, shumë të fuqishme”, ndonëse ai ka kritikuar publikisht strategjinë e kryeministres May për largim nga Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana













