Bota
Trump përplaset me një reper
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përplasur me reperin Jay-Z pasi ky i fundit e quajti një “virus të madh” dhe e sulmoi për trajtimin e minoriteteve.
Në një postim në Twitter, Trump tha se “niveli i papunësisë te njerëzit me ngjyrë është raportuar të jetë më i ulëti në histori”.
Niveli i papunësisë te afro-amerikanët është 6.8 për qind.
Por kritikët thonë se rritja ekonomike nisi nën administrimin e presidentit Barack Obama dhe niveli i papunësisë mbetet më i lartë te popullata me ngjyrë se te të bardhët, transmeton Albinfo.ch.
Në një intervistë të fundit për CNN, Jay-Z tha se fokusimi në shkallët e papunësisë “ka humbur kuptimin”.
“Nuk është gjithçka për paratë në fund të ditë… paraja nuk është e barabartë me lumturi. Nuk është. Kjo është humbja e krejt pikëpamjes. Ju i trajtoni njerëzit si qenie… kjo është kryesorja. Ju keni shpërndarë parfum në një kabinë bërlloku. Ajo që bëni me këtë është se dalin viruset. Ju shpërndani gjithçka dhe krijoni një supervirus sepse nuk dini të merreni me problemin. Nuk e largoni bërllokun jashtë, ju vazhdoni të spërkatni gjithçka që ta bëni të pranueshme. Sapo ato të rriten keni një supervirus. Dhe tani e kemi Donald Trumpin, supervirusin”, ka thënë Jay-Z.
Jay-Z kishte përkrahur Obaman gjatë mandatit të tij dhe Hillary Clintonin në zgjedhjet e 2016-s përballë Trumpit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












