Lajme
Trump shkarkon Faucin, e quan ‘idiot’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendon se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse që shkaktoi vdekjen e më shumë se 215,000 amerikanëve, ndërsa për epidemiologun kryesor të vendit, Anthony Fauci, tha se ishte ‘aty për 500 vjet’.
Duke e quajtur Faucin dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit ‘idiotë’, Trump tha se vendi është gati të lërë pas katastrofën shëndetësore, megjithëse numri i rasteve po rritet serish dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se më e keqja mund të ketë ardhur, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
“Njerëzit janë lodhur nga COVID. Unë kam këto tubime të mëdha. Njerëzit thonë gjithçka. Thjesht, na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë. Fauci ka ‘qenë këtu për 500 vjet’”, tha Trump.
Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës për luftimin e pandemisë me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.
Trump kritikoi hapur Faucin, ndërsa fushata e tij presidenciale aktualisht po transmeton një reklamë televizive me mjekun, që nënkupton se Fauci mbështeti trajtimin e pandemisë nga ana e administratës amerikane.
Fauci ka kundërshtuar reklamën, duke thënë se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe kërkoi largimin e saj. Por reklama u pa gjerësisht si një pranim nga stafi i fushatës së presidentit që Fauci ka besueshmëri te votuesit që kanë refuzuar përgjigjen e Trump.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















