Shqipëria
Trumpi falënderon Ramën për dëbimin e ambasadorit iranian
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një letër që i ka dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar atë për dëbimin e ambasadorit të Iranit.
“E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, thuhet në letrën e presidentit amerikan, përcjell albinfo.ch.
Trumpi ka thënë ndër të tjera se Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe se mirëpret rritjen e partneritetit.
Shqipëria përzë dy diplomatë iranianë, cenuan sigurinë
Ambasadori i Iranit në Tiranë, Gholam-hosein Mohammadnia, është një nga dy diplomatët e dëbuar nga Shqipëria. Këtë e ka komentuar në Twitter edhe këshilltari për siguri i presidentit amerikan, John Bolton.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo e përzuri ambasadorin iranian, duke u dhënë sinjal liderëve të Iranit se përkrahja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë bashkë me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që kundërshton sjelljen e pamatur në Evropë dhe në gjithë globin”, ka shkruar Bolton në Twitter.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme Evropiane e Shqipërisë njoftoi më herët se ka vendosur të shpallë persona non grata dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
“Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar, është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme shqiptare.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











