Lajme
Trumpi lajmëron se do të ketë bisedime trepalëshe për luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar se zyrtarët e SHBA-së, rusë dhe ukrainas do të takohen në një konferencë të sigurisë në Munih të premten për bisedime se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
“Rusia do të jetë aty me njerëzit tanë”, ka thënë ai. “Ukraina po ashtu është e ftuar, përndryshe, nuk jam i sigurt saktësisht kush do të jetë nga shtetet tjera aty – por njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara”.
Megjithëse Rusia zyrtarisht nuk po merr pjesë në forumin vjetor në Gjermani. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se “bisedime me rusët në Munih nuk priten”.
Trumpi lajmëroi këtë javë se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin pajtuar përmes një bisede telefonike që të nisin bisedimet për përfundimin e luftës.
Trumpi njoftoi për takimin trepalësh në Munih gjatë një konference për shtyp.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










