Lajme
Trupat ruse të dërguara në Ukrainë përjetojnë kaos e dëshpërim
Kaosi e dëshpërimi po kaplon një pjesë të trupave ruse, thonë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të Pentagonit, i cili shkon dhe më larg se kaq me pohimet e tij.
Zyrtari në fjalë pretendon se këta ushtarë janë duke sabotuar edhe vetë automjetet e tyre me qëllimin të shmangin luftimet. Një numër i madh trupash ruse janë të keqstërvitura dhe të papërgatitura siç duhet për një luftë të mirëfilltë në shkallë të gjerë.
Morali mes tyre gjithashtu nuk është i lartë, e nga ana tjetër përballen dhe me probleme furnizimi, përfshirë atë me ushqime dhe karburant. Një përfundim i tillë mbështetet mbi dëshmitë e rusëve të kapur rob, e konsiderohet të jetë një nga arsyet përse autokolona 60 kilometra e tankeve dhe autoblindave ruse nuk avancon, por gati po zvarritet këto ditët e fundit në afërsi të Kievit, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Gjurmimi i mesazheve ruse po kështu tregon raste kur trupat kanë refuzuar t`u binden urdhrave të komandës qendrore për bombardimin e qyteteve ukrainase, sepse nuk “duan të vrasin civilë”.
Zyrtari i Pentagonit megjithatë e lë të hapur mundësinë që krerët ushtarakë rusë, të cilët drejtojnë autokolonën e armatosur, mund t`i rimendojnë planet e tyre të betejës mbi mënyrën sesi do të lëvizin për të rrethuar krejtësisht e për të marrë kryeqytetin e Ukrainës.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën Shumë burokraci, konkurrenca nga Kina dhe SHBA-të dhe zhvillimet politike botërore po ndikojnë në ekonominë evropiane.... -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla












