Tematike
Truri i psikopatëve dallon nga ai i njerëzve normalë
Personat psikopatë kanë më pak masë të hirtë në regjionet e trurit që, te të tjerët, komandojnë kuptimin për emocionet e njerëzve tjerë
Neurologët britanikë kanë skanuar trurin e kriminelëve dhe kanë gjetur anomali në strukturën e tyre. Psikopatët njihen si njerëz me dëmtim të rëndë të personalitetit dhe terapia e zakonshme nuk bën punë te ta. Ata i karakterizon paskrupullsia dhe mungesa e pendesës ose e ndjenjës së fajit për krimet që bëjnë. Por megjithatë, jo të gjithë psikopatët janë të dhunshëm dhe po ashtu jo të gjithë kriminelët janë psikopatë.Prej kohësh shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë nëse ka diçka në trurin e këtyre personave që i dallon nga njerëzit tjerë. Së fundi, një studim i shkencëtarëve britanikë të Institutit psikiatrik të King`s College të Londrës ka sjellë më shumë dritë në këtë temë. Sipas një studimi të realizuar nga ky institut, personat e cilësuar si psikopatë kanë më pak masë të hirtë në regjionet e trurit që, te personat normalë, komandojnë kuptimin për emocionet e njerëzve tjerë. Ekipi ka kontrolluar me magnet resonanc tomografë 44 të dënuar për krime, meshkuj të moshës madhore. Udhëheqësi i studimit thotë se, bazuar në diferencat që shihen në trurin e tyre, mund të dallohen kriminelët psikopatë nga të dënuarit tjerë, që nuk janë psikopatë. Sipas tij madje është e mundur që të bëhen dallime në mes të psikopatëve dhe kriminelëve tjerë të dhunshëm që vuajnë nga një dëmtim antisocial personaliteti. Kjo për faktin se te këta persona ndikon terapia e sjelljes, e cila nuk bën punë te psikopatët.Në rast se do të jetë e mundur që psikopatët të identifikohen pa dilema nga personat tjerë, kjo do të kishte ndikim të madh në shqiptimin e dënimeve. Edhe sot, kryesit e veprave penale të cilët konsiderohen si psikopatë, nuk kanë pothuaj fare shanse për lirim të parakohshëm nga burgu.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












