Integrimi
Trazira të përgjakshme në mes të refugjatëve: 15 të lënduar
Pasi që një banor i qendrës ka grisur fletët e Kuranit, disa nga besimtarët myslimanë janë ndier të fyer dhe e kanë nisur konfliktin
15 veta, në mesin e tyre edhe 4 policë kanë pësuar lëndime në trazirat që kanë ndodhur mbrëmë në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në qytetin Suhl të landit Thüringen, Gjermani. Janë parë skena dhune të përafërta me ato që shihen vetëm në vendet në gjendje lufte, përshkruajnë mediet gjermane situatën e mbrëmshme në Suhl. Madje nga sulmi nuk janë kursyer edhe gazetarët.
Konflikti është ndezur “mbi bazë fetare”. Në të vërtetë, pasi që një banor i qendrës ka grisur fletët e Kuranit, disa nga besimtarët myslimanë janë ndier të fyer dhe e kanë nisur konfliktin. Personi që kishte grisur librin e shenjtë islam kishte kërkuar mbrojtje në kthinën e sigurimit të qendrës por turma ndërkohë ishte bërë aq e madhe dhe e dhunshme sa që punëtorët e sigurimit nuk mund ta përballonin. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë alarmuar policinë, transmeton albinfo.ch. Të rebeluarit janë përleshur edhe me policinë dhe për pasojë janë lënduar 15 persona, në mesin e të cilëve edhe 4 policë.
Mediet shkruajnë se në përleshje janë përfshirë së paku 100 azilkërkues dhe 125 policë.
Azilkërkuesit gjatë përleshjeve kanë dëmtuar një numër automjetesh dhe mobilesh.
Qendra e pranimit të azilkërkuesve në Suhl është e vendosur në një bllok ndërtesash të oficerëve nga koha e Gjermanisë komuniste (DDR). Në këtë qendër ku strehohen rreth 1500 azilkërkues, ka pasur edhe më parë trazira të ngjashme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











