Shqipëria
TTW: Korça me fshatrat përreth vazhdon t’i tërheqë vizitorët e huaj
Qyteti i Korçës në Shqipëri, së bashku me fshatrat përreth, siç është Voskopoja, Dardha dhe Boboshtica, vazhdon të tërheqë turistë të huaj gjatë gjithë muajit shtator.
Sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW), vizitorët, kryesisht nga Evropa Perëndimore, tërhiqen nga trashëgimia e pasur kulturore dhe vendet arkeologjike të vendit mesdhetar, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Një grup turistësh spanjollë – për herë të parë – shprehën admirimin e tyre për mikpritjen e ngrohtë dhe natyrën e pacenuar që hasën në zonë.
“Kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Është me të vërtetë një vend i bukur dhe i pastër, dhe unë jam i mahnitur nga dashuria dhe paqja që na ofron ky vend”, tha një turist.
“Kam dëgjuar kaq shumë për Shqipërinë, por ta shohësh nga afër është mbresëlënëse. Njerëzit janë jashtëzakonisht të sjellshëm dhe gjithmonë të buzëqeshur”, shtoi një turist tjetër.
Guida, e cila shoqëronte turistët, theksoi se vizitorët e huaj janë shumë të tërhequr nga historia e pasur e Shqipërisë.
Operatorët e turizmit në Shqipërinë juglindore kanë bërë të ditur se muaji tetor është tashmë i rezervuar me turistë të huaj, duke shënuar një rritje të dukshme të interesit krahasuar me vitin e kaluar.
Nga Riviera Shqiptare, Alpet veriore madhështore dhe deri te kështjellat historike dhe monumentet kulturore, Shqipëria ofron një shumëllojshmëri destinacionesh për vizitorët që duan të eksplorojnë.
Sipas të dhënave të fundit, vendi i vogël mesdhetar mirëpriti 8,5 milionë vizitorë deri në fund të gushtit të këtij viti krahasuar me 7,5 milionë të vitit të kaluar./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













