Tubim përkujtimor kushtuar atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi Promovimi i librit: “Jetëshkrim” (post mortem)
Tubim përkujtimor kushtuar atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi Promovimi i librit: “Jetëshkrim” (post mortem)
IN MEMORIAM
Tubim përkujtimor kushtuar atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi Promovimi i librit: “Jetëshkrim” (post mortem)
Të dashur bashkatdhetarë, patriotë, intelektualë e krijues të artit e kulturës shqiptare!
Zonja e zotërinj!
Këshilli Organizativ i tubimit të lartshënuar organizon, për nder të jetës dhe veprës së atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi, mbrëmjen përkujtimore si dhe promovimin e librit të tij të fundit “Jetëshkrim”.
Në këtë aktivitet është i ftuar të na nderojë me pjesëmarrjen e tij edhe simboli i rezistencës kombëtare dhe njëherit kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zoti Adem Demaçi. Janë të ftuar gjithashtu ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Tubimin do ta madhështojë edhe më shumë prania e familjes së nderuar Krasniqi nga Tirana dhe pjesëmarrja e veprimtarëve e krijuesve nga Zvicra, Gjermania etj.
Vargje të autorit do të na vijnë përmes recitimit të aktores së mirënjohur znj. Liri Lushi.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje do të jetë veprimtaria atdhetare dhe krijimtaria e bujshme artistike e shkrimtarit Krasniqi nën shoqërimin e leximeve dhe kritikave letrare.
Tubimi do të mbahet:
të shtunën, më 15 tetor 2011, duke filluar nga ora 18:30.
Adresa e tubimit është :La caps, salla Nicolas Manuel
Predigergasse 3
3000 Bern
Pjesëmarrja juaj do ta nderojë veprën e atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi dhe do ta bëjë më madhështor tubimin.
Ju mirëpresim në këtë mbrëmje të veçantë përkujtimore e artistike!
Në emër të Këshillit Organizativ,
Saime Isufi, kryetare
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih Kompania ajrore Swiss International Air Lines (SWISS) po planifikon një fluturim special për riatdhesimin nga Muskat,... -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë











