Lajme
Turistët gjermanë dhe austriakë i rikthejnë gjallërinë Italisë
Tashmë dihet se Italia hoqi kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Europian dhe në një kohë shumë të shkurtër shtretërit e një hoteli në brigjet veneciane janë rimbushur sërish me turistë gjermanë dhe austriakë, shkruajnë mediat italiane.
Një pjesë e madhe e gadishullit është ende në pritje të kthimit të turistëve, pas vendimit të qeverisë së Giusepe Conte për të vendosur kufizimin në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34 000 personave, kryesisht në veri të vendit.
Në hotelin “Palais Cavalieri”, në bregdetin e Jezolos, në bregun adriatik të Venecias, familjet luajnë me disk në rërë, marrin rreze dielli apo porosisin drekën në barin e pishinës së hotelit.
Hoteli me katër yje është nga të parët që ka hapur dyert për turistët ndërkombëtarë.
“Që prej hapjes së kufijve, më 3 qershor, ne patëm një suprizë të këndshme kur katër deri në pesë familje gjermane dhe një austriake erdhën të hanin mëngjes në restorantin tonë”, theksoi pronari, Antonio, me një buzëqeshje.
Klientët nuk kanë nevojë të nxitojnë për shezlone apo tryezat e gjata të plazhit, sepse ato janë ende bosh.
Por, ky është një fillim i mbarë për këtë hotel, i cili, si të gjitha institucionet turistike ka vuajtur shumë nga masat kufizuese për shkak të koronavirusit.
“Unë duhet ta kisha lënë hotelin të mbyllur, sepse do të jetë shumë e vështirë këtë vit për të arritur pragun e fitimeve. Por, unë dëgjova zemrën time si hotelier dhe me stafin tim, thashë, hajde e hapim”, shtoi Vigolo.
Simone Freitag, një turiste gjermane, thekson, duke ngritur syzet e diellit mbi kokë, ndërsa shikon detin, se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk shqetësohen për virusin.
“Ndihemi vërtet të sigurt në këtë hotel. Ata bëjnë një punë shumë të mirë. Të gjithë ndjekin rregullat”, shtoi ajo.
Venecia ka qenë vendi që ka regjistruar të vdekurin e parë nga COVID-19 në Itali, por rajoni ka qenë shumë më i shpejtë se Lombardia fqinje për të identifikuar personat e infektuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?













