Lajme
Turistët gjermanë gjurmojnë Alpet shqiptare
Gjermania do të promovojë bukurinë e Alpeve shqiptare, mikpritjen, jetën baritore, bukurinë e florës, ajrin e pastër, etj..
Gjatë javë së ardhshme, një grup turisësh gjermanë do të zhvillojnë një turne në Alpet shqiptare, që përfshinë harkun malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi të quajtur “Samiti Ballkanik”. Kjo vizitë bëhet në vende ku “kultura është ende origjinale, si në shekullin e 19-të dhe turizmi thuajse nuk njihet fare”.
Gjermania do të promovojë kështu, bukurinë e Alpeve, mikpritjen e rrallë, jetën baritore, bukurinë e florës, ajrin e pastër, hapësirat ku turizmi thuajse nuk njihet fare.
Kjo është e bërë e mundur falë një projekti të veçantë është financuar nga Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale Gjermane, citon NOA.
Majat e Ballkanit janë vendosur në trekëndëshin e kufirit Kosovë, Mali i Zi, Shqipëria dhe kanë qenë të paarritshme në fillim prej sistemit komunist dhe më pas prej luftës.
Reportazhi për Alpet shqiptare përshkruan mikpritjen dhe gjuhën shqipe.
Theksohet se “mikpritja është e madhe. Interesante është edhe gjuha: gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra evropiane”.
Fermeri 39-vjeçar Arben Xhelaj tregon për shembull, se kur ai kulloste dhitë në mal, zbuloi lule shumë të bukura dhe kështu edhe ai vetë, kuptoi veçantitë e florës së zonës.
Rrugët ecin në gjurmët e karvaneve të vjetër, shkruan BR.de.
Kultura është ende shumë origjinale, ashtu siç ishte në Alpet në shekullin e 19-të. Deri më tani, nuk ka pasur thuajse asnjë lloj turizmi, thuhet më tej në reportazhin që vjen në kuadrin e projektit të organizuar nga “Duv Summit Club”.
Në reportazh, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe gjuhës shqipe, duke e cilësuar “një nga gjuhët më të vjetra evropiane”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











