Lajme
Turizmi në Shqipëri ka shënuar rekord
Vtin e kaluar Shqipërinë e vizituar rreth 4.7 milionë vizitorë, duke shënuar rekord. Zviceranët dhe amerikanët shtuan vizitat për 30 për qind
Turizmi në Shqipëri po shënon ngritje të vazhdueshme duke u bërë një nga sektorët me fitimprurës për bizneset dhe shtetin shqiptar. Vitin e kaluar, sipas autoriteteve në Tiranë, Shqipërinë e kanë vizituar
gjithsejtë 4.7 milionë vizitorë, ndërsa rritje kanë shënuar turistët nga BE e respektivisht nga Zvicra me 30 për qind me shumë.
Në përmbyllje të bilancit turistik për vitin 2012, ministri i Turizmit, Aldo Bumçi tha se vizitorët arritën në 4.7 milionë gjithsej, nga të cilët 3.4 milionë shtetas ishin të huaj, me një rritje domethënëse të turistëve nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.
Në krahasim me vitin 2011, numri i turistëve shënoi një rritje me 26 për qind. Vizitorët siç raporton “mapo” shënuan një rekord të ri edhe për 2012-n, por hyrjet nga turizmi të matura nga Banka Qendrore ishin
873 milionë euro, pothuajse të njëjta me 9-mujorin e vitit paraprak.
Por ministri i Turizmit shpjegoi se rritja e numrit të vizitorëve vitin që shkoi është ndikuar ndjeshëm nga promocioni që i është bërë vendit gjatë vitit 2012, ku Shqipëria është vlerësuar prej mediave
ndërkombëtare si një nga destinacionet turistike më të rekomanduara.
Për 2012-n numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ata kosovarë me 48%, të ndjekur nga maqedonas 12%, malazezë 5%, grekë 7%, italiane 4%, gjermanë 2% etj.
Krahas rritjes në përgjithësi, sipas ministrit Bumçi, ka ardhur me rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA, krahas rritjes së numrit të vizitorëve nga vendet e rajonit, tha
ministri.
“Në vitin 2012 kanë hyrë mbi 78 mijë vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011, mbi 225 mijë vizitorë grekë ose 49% më shumë se më 2011. Gjithashtu, kanë hyrë 147 mijë vizitorë italianë ose 10%
më shumë se më 2011 dhe mbi 42 mijë vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011-ta. Numri i vizitorëve nga ShBA ka shënuar mbi 58 mijë ose 5% më shumë se 2011-ta”, tha ai.
Ndërkaq, sipas ministrisë, të diktuar nga kriza ekonomike, turistët kanë shkurtuar numrin e ditëve për pushime dhe shpenzimet ditore gjithashtu, duke argumentuar faktin se, pavarësisht se numri i
turistëve, të ardhurat nuk kanë pësuar rritje.
Ndryshe, sipas Ministrisë së Turizmit, turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, që kanë edhe kapacitetet më të mëdha pritëse, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë
në bregdetin vendës
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











