Bota
Turizmi po kthehet në plagë për metropolet europiane
Dyndja e turistëve po i shqetëson qytetarët në metropolet si Roma, Amsterdami e Barcelona. Bashkitë e këtyre qyteteve po marrin masa për një turizëm të kontrolluar.
Nëse guxoni të uleni në shkallët e Piazza die Spagna, Scalinata di Trinità dei Monti në Romë bëni gati gjobën: plot 400 Euro. Këshilli bashkiak i Romës së fundi ka vendosur ndalimin e uljes aty dhe policia bashkiake vazhdimisht kryen kontrolle e vendos gjoba, nëse rregullorja nuk respektohet. Arsyeja është, se turistët lenë gjurmë ndotjeje si: çamçakëz, njolla kafeje, vere dhe akulloreje, nga ana tjetër duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës. Roma me 7 milionë prenotime në natë është ndër qytetet më të vizituara të Europës.
Në Itali tashmë po vendosen masa konkrete për një turizëm të kontrolluar. Nuk është vetëm Roma që ka vendosur rregulla, edhe në Venecia këtëj e tutje tragetet e mëdha me turistë nuk do të lejohen më të ankorojnë, po ashtu Venecia ka vendosur edhe një taksë për turistët. Qyteti romantik me vetëm 260.000 banorë pret çdo vit rreth 30 milionë turistë.
Spanien Prachtstraße Las Ramblas in Barcelona (picture-alliance/dpa/T. Lang)
Barcelona
Barcelona gjithashtu ka reguar duke ndaluar ndërtimin e hoteleve të reja në qytete për të frenuar turizmin masiv. 1.6 milionë banorët e Barcelonës krahas tollovisë, zhurmës e dyndjes së turistëve po ndjejnë edhe pasojat e rritjes së qirave në qytet si rrjedhojë e turizmit. Ngjashëm vuan prej dyndjes së turistëve edhe Dubrovniku e shumë hot spote të tjera turistike në pjesën jugore të Europës.
Por po aq problematik po bëhet turizmi masiv edhe në qytetet e Europës veriore e perëndimore si p.sh. Amsterdami me vetëm 820.000 banorë pret çdo vit rreth 19 milionë turistë. Qytetarët nuk durojnë dot më dhe bashkia ka vendosur që në qendër të qytetit të mos hapen më hotele dhe dyqane të reja suveniresh.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












