Shqipëria
Turizmi shqiptar, pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror
Është bërë e ditur se ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mori pjesë në një takim në Bruksel mbi të ardhmen e turizmit të qëndrueshëm në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane ((European Green Deal)”.
Ministri Klosi prezantoi Shqipërinë turistike dhe si pjesë të Green Deal me BE-në. Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvil, homologë e kolegë nga Europa zhvilluan një takim me Komisioneren për reformat dhe kohezionin, Elisa Ferrara.
Realisht, ky është takimi i parë, në serinë e takimeve në Komisionin dhe Parlamentin Europian me synimin e afrimit më shumë të vendit tonë me politikat, projektet dhe programet e Bashkimit Europian në fushën e turizmit dhe mjedisit.
Takimi u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, UNWT, Mr. Zurab Pololikashvili, me pjesëmarrjen e një delegacion të shteteve anëtare të nivelit të lartë.
Në këtë takim u diskutua se si turizmi mund të mbështesë në mënyrë efektive zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane (European Green Deal) brenda kornizës më të gjerë të Agjendës 2030 për një zhvillim të qëndrueshëm.
U diskutua mbi një pozicionim më të mirë të turizmit në politikat evropiane, duke pasur parasysh rëndësinë që ka turizmi për kornizën ekonomike globale dhe evropiane si dhe u diskutua për përfshirjen e turizmit brenda strukturës qeverisëse të Komisioni Evropian lidhur me mekanizmat financiarë.
Turizmi, në kuadër të Marrëveshjes së re të Gjelbër, European Green Deal, ende nuk është referuar ose identifikuar si një prej forcave lëvizëse të zhvillimit të qëndrueshëm në Evropë. Ka dalë e nevojshme që shtetet anëtare të BE-së të shkëmbejnë pikëpamje për t’u bashkuar me një mesazh të unifikuar mbi rëndësinë e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm për të ardhmen e Evropës. /ata
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












