Sport

Turne i madh nga KF Dardania SG

Turneu do të ketë 64 ekipe që marrin pjesë nga shumë vende të Zvicrës, nga Hamburgu, Londra, Mannheim, të Austrisë, Gjermanisë dhe vendeve tjera

Më 13 dhe 14 janar do të mbahet turneu për herë të pestë, i organizuara nga skuadra shqiptare në Zvicër, KF Dardania SG. Turneu do të zhvillohet në Saint Gallen, shkruan albinfo.ch.

Shefi i financave i klubit shqiptar, Rizah Ramadani është shprehur për albinfo.ch se, në këtë turne mund të marrin pjesë të gjithë ekipet e interesuara, derisa sistemi do të jetë 4+1, pra katër lojtarë dhe një portier.

Turneu do të ketë 64 ekipe që marrin pjesë nga shumë vende të Zvicrës, nga Hamburgu, Londra, Mannheim, të Austrisë, Gjermanisë dhe vendeve tjera.

Finalja e këtij turneu mjaft interesant do të transmeton drejtpërdrejtë në televizionin publik të Kosovës (RTK).

Shumë e skuadrave në këtë turne janë shqiptare, por ka edhe të nacionaliteteve tjera.