Bota
Turqia arreston mbi 200 ushtarakë
Personat e kërkuar nga autoritetet vijnë nga 49 provinca të ndryshme të Turqisë dhe nga Qiproja Veriore.
Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për arrestimin e 223 pjesëtarëve të stafit ushtarak në pjesë të ndryshme të vendit dhe në Qipron Veriore. Ata dyshohen për lidhje me armikun e presidentit Erdogan, Fetullah Gylen.
Këta persona u arrestuan lidhur me dyshimet për raporte me një rrjet që Ankaraja e akuzon për organizimin e puçit të dështuar të vitit 2016. Personat e kërkuar nga autoritetet vijnë nga 49 provinca të ndryshme të Turqisë dhe nga Qiproja Veriore.
Sipas transmetuesit shtetëror turk, TRT, 100 persona të arrestuar janë nga forcat tokësore, 41 nga forcat ajrore dhe 32 nga forcat detare, përcjell albinfo.ch.
Turqia e akuzon klerikun mysliman, Fetullah Gylen, për organizimin e puçit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016. Ai është duke jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999.
Pak më shumë se tre vjet nga ngjarja që tronditi Turqinë, më shumë se 77 mijë persona janë arrestuar dhe po presin të gjykohen, ndërsa 150 mijë shërbyes publikç dhe ushtarë janë shkarkuar ose suspenduar përkohësisht nga puna.
Aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar numrin e madh të arrestimeve, duke thënë se presidenti Erdogan po e përdor puçin e dështuar si pretekst për t’i shtypur pakënaqësitë.
Në anën tjetër, qeveria turke ka thënë se këto masa janë përgjigje e nevojshme për shkak të kërcënimit të sigurisë, duke u zotuar se do ta shkatërrojë plotësisht rrjetin e Gylenit, shkruan “France24”.
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026









