Lajme
Turqia pas tërmetit synon të ndërtojë banesa vetëm deri në katër kat
Pas tërmetit shkatërrues të gjashtë shkurtit, udhëheqësia e shtetit të Turqisë ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Turqia ka nisur një plan për t’u mbrojtur në të ardhmen nga tërmetet e fatkeqësi të tjera.
“Ne kemi nisur shpejt ndërtimin e shtëpive të reja dhe hapësirave të jetesës, duke filluar me projektet, studimet e terrenit dhe fizibilitetit të cilave tashmë janë përfunduar,” është shprehu Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, shkruan TRT, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e planit të ri të mbrojtjes është edhe ndërtimi i shtëpive e banesave jo më shumë se tre ose katër kat, pasi që sipas kreut të shtetit paraqet rrezik të bëhen më të larta. “Në këtë moment, ne kemi përcaktuar 608,000 seksione të pavarura në 214,000 ndërtesa që janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të prishen”, tha Erdogan, raporton TRT, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti i gjashtë shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë la dhjetëra mijra të vrarë e shkatërroi qytete të tëra.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












