Lajme
Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA-së
Turqia ka refuzuar të hënën ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll, për të cilin Ankaraja fajësoi një grup militant kurd.
“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës amerikane. Ne e refuzojmë atë”, citohet të ketë thënë ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, në komentet televizive.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, lëshoi një deklaratë të dielën, duke thënë: “Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm aktin e dhunës që ndodhi sot në Stamboll, Turqi”.
Ndryshe, presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore, të cilësuar si “terroristë” nga Ankaraja.
Ndërkohë, një zyrtar turk refuzoi të komentojë mbi raportet për bisedimet SHBA-Rusi në Turqi të hënën, por tha se Ankaraja po punonte me disa vende kundër terrorizmit, duke përfshirë ato për një shpërthim të së dielës në Stamboll.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në Partnerët socialë në Zvicër kanë arritur marrëveshje për mbrojtjen e pagave në kuadër të paketës së... -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare













