Bota
Turqia thotë se Trump mund ta ekstradojë Gylenin
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, tha ministri i Jashtëm turk të dielen, raporton Reuters.
“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.
Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.
Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetsve të Gylenit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












