Tematike
U bë inaugurimi i Shoqatës së Inxhinierëve shqiptarë të Zvicrës
Sot në Lozanë, në qendrën Rolex në kuadrin e Shkollës së lartë Politeknike të Lozanës (EFPL) është bërë promovimi i shoqatës së inxhinierëve shqiptarë të Zvicrës ose Albanien Engineering of Switzerland (AES). Sikur në rrallë ndonjë aktivitet tjetër të komunitetit tonë, në këtë mbrëmje inauguruese ka pasur një prani të lartë të përfaqësuesve të institucioneve të vendeve të prejardhjes të shqiptarëve ashtu si dhe të Zvicrës.
Ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi, ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, përfaqësuesi i SECO-s, Z. Bonvin dhe bartës funksionesh tjera në kantonin Vaud e në qytetin e Lozanës kanë qenë vetëm disa prej tyre. Po ashtu i pranishëm ka qenë edhe këshilltari i ministrit të diasporës, Ahmet Asani, kryetari i Kuvendit Shqiptar, Jeton Kryeziu etj.
Kryetari i shoqatës, Rexhep Gashi ka bërë të njohura objektivat e përgjithshme të AES, duke vënë theksin në funksionin e urës lidhëse të kësaj shoqate në mes të Zvicrës dhe shqiptarëve. Ministri Makolli ka përgëzuar iniciatorët e themelimit të AES duke premtuar përkrahjen e parezervë të institucioneve kosovare, pasi që, siç ka thënë ai, potenciali i diasporës për Kosovën vazhdon të jetë i madh dhe i pazëvendësueshëm, edhe në aspektin e ekspertizës teknike teknologjike.
Fjalë të mira për organizimin më të ri ka thënë edhe Bonvin, përfaqësues i SECO-s. Ai ka lavdëruar themelimin e një organizate të tillë profesionale duke e cilësuar atë si një kontribut të ri dhe cilësor në integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Prezantimin e funksionimit të AES dhe të planeve të tij e ka bërë nënkryetari, Tefik Selmani ndërsa edhe përgjegjësi për medie, Mentor Ilazi ka folur për planet e shoqatës. Mnjë fjalë përshëndetjeje është paraqitur edhe drejtori i ISEAL-it, Driton Kajtazi.
Mbrëmjen inauguruese, të organizuar në nivel mjaft të lartë në një sallë impozante të qendrës Rolex, e ka fisnikëruar me muzikë instrumentale shqiptare Gjon Guralumi, me ekzekutimin e tij virtuoz në fizarmonikë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













