Lajme
Ceremonia e dhurimit të librave të gjuhës shqipe në Gjermani
Është bërë e ditur se në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e dhurimit të librave mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Në prani të ambasadorëve të Shqipërisë, Artur Kuko, të Kosovës Beqë Cufaj dhe të Maqedonisë Veriut, Ramadan Nazifi, librat e Qendrës së Botimeve për Diasporën e Republikës së Shqipërisë iu dorëzuan mësuesve të angazhuar në zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani.
Ceremonia e dhurimit të librave u shoqërua me një diskutim shumë profesional mbi gjendjen aktuale dhe masat e mëtejshme që duhen të merren në mënyrë të koordinuar nga institucionet e vendeve të origjinës, në konsultim të vazhdueshëm me mësuesit e të gjitha brezave për konsolidimin dhe zgjerimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Gjermani.
Si çdo vit më parë, së shpejti pritet që të mbërrijnë në Gjermani edhe librat e botuara nga Republika e Kosovës, për t’u vënë në dispozicion të mësuesve të gjuhës shqipe në të gjitha landet në Gjermani.
Gjatë takimit u shkëmbyen shumë ide mbi:
-Rrugët me efikase dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në vijim, për rritjen e numrit të nxënësve në bashkëpunim me prindërit;
-Përshtatjen e teksteve të gjuhës shqipe për Diasporën në harmoni me dinamikën e kohës.
Ambasadat e RSH dhe të Kosovës në Berlin falendërojnë mësuesit që erdhën nga distanca edhe shumë të largëta për marrjen e librave, por mbi të gjitha, për kontributin e admirueshëm që po japin për ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës amtare shqipe te brezat e rinj që jetojnë në Gjermani. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike














