Lajme
Udhëtari ndihmon në uljen e aeroplanit “Lufthansa”
Bashkëpiloti kishte dhimbje të forta nga migrena, ndërsa udhëtari që rastisi të jetë pilot jashtë detyrës ka ulur me sukses aeroplanin në Dublin. Një incident ajror ka ndodhur mbi Atlantikun e Veriut. Një pilot jashtë detyrës që ishte në bord i ka ndihmuar një kapiteni të “Lufthansës” të bëjë uljen e paplanifikuar të aeroplanit në […]
Bashkëpiloti kishte dhimbje të forta nga migrena, ndërsa udhëtari që rastisi të jetë pilot jashtë detyrës ka ulur me sukses aeroplanin në Dublin.
Një incident ajror ka ndodhur mbi Atlantikun e Veriut. Një pilot jashtë detyrës që ishte në bord i ka ndihmuar një kapiteni të “Lufthansës” të bëjë uljen e paplanifikuar të aeroplanit në Dublin.
“Lufthansa” ka konfirmuar incidentin mbi Atlantikun. Fluturimi LH403, një Boeing 747-400 me 264 pasagjerë në bord, në destinacionin nga Newarka në Nju-Jork deri në Frankfurt, ka aterruar të hënën në mëngjes në kryeqytetin irlandez, për shkak se piloti nuk ishte në gjendje të drejtojë aeroplanin nga një dhimbje e fortë e migrenës.
Gazetat irlandeze që kanë raportuar për ngjarjen, në faqen e parë të tyre kanë cituar një zëdhënëse të “Lufthansas”, e cila pasagjerin e ka përshkruar si “hero”.
“Examiner irlandeze”, raportoi se udhëtari kishte ofruar ndihmë në uljen e detyruar, por të sigurt të aeroplanit në aeroportin e Dublinit.
Pasagjeri, njëkohësisht pilot jashtë detyrës, ishte i licencuar për Boeing 767 në një linjë ajrore të Amerikës së Veriut.
Aeroplani kishte mbërritur në aeroportin e kryeqytetit irlandez rreth orës 5.30. Bashkëpilotit të sëmurë i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, për të vazhduar në destinacionin e përcaktuar me 6 orë vonesë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










