Shqipëria
Udhëtimi drejt BE-së, 9 shtete njohin pasaportën e vaksinimit
Drejt Francës, Gjermanisë dhe Danimarkës mund të udhëtoni me certifikatë vaksinimi nëse keni kryer dy doza të një prej vaksinave të njohura nga EMA.
Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Holanda dhe Zvicra janë shtetet që kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt tyre.
Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se nëse për të shkuar në Belgjikë dhe Zvicër mjaftojnë vetëm bileta, pasaporta dhe maska, për të udhëtuar drejt Holandës duhet te keni plotësuar dhe deklaratën e shëndetit, raporton Abc news, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë që të tjera vende vijojnë të mbajnë në fuqi dhe një prej kushteve; test negativ, vërtetim që keni kaluar Covid 19 deri në tetë muaj para ditës së udhëtimit apo pasaportë vaksinimi. Kjo e fundit ka dhe një kriter shtesë, emrin e vaksinës që keni kryer.
Drejt Francës, Gjermanisë dhe Danimarkës mund të udhëtoni me certifikatë vaksinimi nëse keni kryer dy doza të një prej vaksinave të njohura nga EMA. Austria sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe kinezen Sinopharm, por jo Sinovac-un që po përdoret në Shqipëri. Ndërsa Greqia, Turqia, Hungaria, Spanja, Bullgaria veç të tjerave njohin dhe këtë të fundit.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












