Kuriozitete
Udhëtimi më i shkurtër në botë
Fluturimi i Loganair LM711 nuk është përvoja më komode, pasi ai mund të mbajë vetëm tetë pasagjerë, të cilët futen në një kabinë sa një fugon kampi VW.
Zhurma e motorit është e pamëshirshme, pasi ajo qëndron shumë afër udhëtarëve për shkaka të madhësisë së avionit. Gjatë udhëtimit nuk ka facilitete: nëse keni nevojë për tualetin, do të duhet të prisni!
E megjithatë, ka diçka shumë të veçantë në këtë fluturim që, nëse nuk e dinit më parë, do ta kuptonit rreth dy minuta pas udhëtimit. Sepse dy minuta pas udhëtimit, ka shumë pak gjasa që avioni të jetë ende në ajër.
Ky, sipas Rekordeve Botërore të Guinness, është shërbimi më i shkurtër i planifikuar i linjës ajrore në botë, një udhëtim që mbulon vetëm 2.7 kilometra në më pak kohë sesa u duhet shumicës së aeroplanëve të pasagjerëve për të arritur lartësinë e fluturimit.
Në një ditë të mirë, me erëra të favorshme dhe bagazh të lehtë, duhen 53 sekonda, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Udhëtimi, i bërë dy deri në tre herë në ditë lidh Westray, një ishull në skajin e arkipelagut verior Orkney të Skocisë, me ishullin më të vogël, edhe më të largët të Papa Westray.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













