Futboll
UEFA sanksionon ekipin e Partizanit për racizëm
Ekipi do t`i luajë dy ndeshjet e radhës me dyer të mbyllura
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë zhvilluar javën e kaluar.
Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.
Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultat 3:1
Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.
Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.
Trupi udhëheqës i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).
Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












