Feja
UISHZ: Asnjë frang nga jashtë, për financimin dhe ndërtimin e xhamive
Sipas përfaqësuesve të Unionit të Imamëve, financimi për blerjen, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive bëhet kryesisht nga anëtarët e xhamive
Si përgjigje ndaj disa akuzave lidhur me financimin e xhamive shqiptare në Zvicër në fundjavën e kaluar, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Regensdorf të Zvicrës, organizoi një konferencë për media. Albinfo.ch ka marrë pjesë në këtë konferencë. Me këtë rast krerët e UISHZ u shprehën të indinjuar nga ato që i quajtën etiketime të pabaza lidhur me financimin dhe ndërtimin e xhamive në vend.
Imami Nehat Ismali, njëherësh dhe kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë, i ka quajtur shkresat në media si të pavërteta, duke theksuar se Unioni nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shtetet arabe dhe se financimi i xhamive që janë nën ombrellën e këtij Unioni, kanë vetëfinancuar ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive“.
Në deklaratën e lexuar para gazetarëve dhe të pranishmëve veç tjerash u tha “Deklarojmë preras se ne nuk mbështetemi financiarisht nga asnjë organizatë islame e vendit apo e huaj. Ne as nuk dëshirojmë dhe as që kemi nevojë të kemi mbështetje financiare nga organizata të vendit ose të huaja që dyshohet se mund të merren me veprimtari të dyshimtë dhe jo transparente”.
Bashkëpunimi me autoritetet zvicerane është i përhershëm në çështjen e financimit të xhamive. Lidhur me këtë Ismaili nënvizoi po ashtu se “xhamitë, tona në vazhdimësi i publikojnë në mënyrë transparente të dhënat për kontributet financiare të anëtarëve dhe të dhuruesve të tjerë, në lokalet e tyre. Secila xhami e jona ka së paku arkëtarin e vet, shumica edhe një kontabilist, për menaxhimin më efikas të financave, dhe secila xhami është e gatshme t’i dëshmojë secilit autoritet zviceran deri në frangun e fundit për të gjitha të hyrat dhe të dalat financiare të xhamive tona”.
Sipas përfaqësuesve të Unionit të Imamëve, financimi për blerjen, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive bëhet kryesisht nga anëtarët e xhamive. Lidhur me këtë pikë publikisht u tha se ”financimi për blerjen, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive tona bëhet kryesisht nga anëtarët tanë. Ata, përveç anëtarësisë vjetore, në raste kur këtë e lyp nevoja, e mbështesin xhaminë edhe me donacione shtesë si dhe me punë fizike, duke e marrë parasysh se shumica e anëtarëve tanë ushtrojnë me vite të tëra nga një profesion që ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve”
“Mbështetja e vetme jashtë xhamive tona na vjen nga aksionet donatore të xhamive tjera të Zvicrës, edhe këto kryesisht xhami shqiptare”- u tha mes tjerash në këtë konferencë shtypi. Gjithashtu u potencua se “mbështetja më e madhe vje nga bankat zvicerane në formë të kredive. Këto kredi përbëjnë përqindjen më të lartë të financimit për blerjen dhe ndërtimin e xhamive të reja”, raporton albinfo.ch.
Pyetjes së një gazetari lidhur me mundësinë e lidhshmërisë së Unionit, me Organizatën Europiane të Qendrave Islame me seli në Gjenevë, Nehat Ismaili imam në xhaminë e Arburgut, iu përgjigj se ai është distancuar nga kjo organizatë dhe se ai nuk ka qenë pjesë e kësaj organizate si përfaqësues i Unionin të Imamëve, por si imam i xhamisë së Arburgut.
Në fund, përfaqësuesit e këtij subjekti fetar kërkuan nga mediat dhe nga autoritetet tjera të vendit, ta shohin, ta njohin dhe ta çmojnë përkushtimin dhe kontributin e xhamive në drejtim të integrimit dhe të bashkëveprimit dhe ndërtimin e përbashkët të shoqërisë ku jetojmë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel















