Futboll
Ujkani do ta lërë Torinon
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Ujkani nuk do ta rinovojë kontratën e tij me ekipin e Torinos që i skadon në fund të këtij edicioni.
Ujkani, 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Torinos, duke firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, por te ekipi nga Serie A nuk iu dha rasti.
Në fakt, Ujkani këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje te Torino, ku u transferua nga Rizespori, ekip ku po ashtu e kishte hapësirën e limituar. Ujkani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin italian, pasi ka qenë pjesë e ekipeve si Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa e Cremonese.
Ai ka regjistruar 26 paraqitje deri më tash për Kosovën, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












