Ukraina
Ukraina fitoi Eurovizionin, Zelenski: Vitin tjetër shihemi në Mariupol
Grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ fitoi çmimin e parë në konkursin e këngës në Eurovizion në orët e para të së dielës në një shfaqje të qartë të mbështetjes për kombin e shkatërruar nga lufta.
Grupi i muzikës rap-folk, të cilit iu dha leje special për t’u larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Në fund të performancës së tyre në finale e mbajtur në Torino, grupi bëri thirrje për lutje për ndihmë ndaj Ukrainës dhe veçanërisht Mariupolit dhe zonës së uzinës së çelikut Azovostal ku ende ka të bllokuar ushtarë ukrainas dhe qytetarë.
Kënga fituese, e titulluar Sefania, fillimisht është shkruar si homazh për nënën e këngëtarit, Oleh Psiuk, por më pas u ripërdor si thirrje për shpëtimin e nënës Ukrainë.
Kjo fitore i jep të drejtën Ukrainës të organizojë shfaqjen e Eurovizion për viti 2023.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u zotua se Ukraina do ta organizojë këtë konkurs muzike. Në një publikim në rrjetet sociale ai tha se Ukraina do të sigurohet që një ditë Eurovizioni të mbahet në Mariupolin e rindërtuar.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













