Lajme
Ukraina mund të mos prodhojë mjaftueshëm grurë dhe misër për eksport
Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të prodhojë grurë e misër për të përmbushur kuotat e eksportit për këtë vit.
Oleh Ustenko tha se kjo është e mundur të ndodhë nëse vazhdon pushtimi rus që sot është futur në ditën e 24-të.
“Ukraina ka rezerva të mjaftueshëm të drithit për të mbijetuar për një vit, por nëse lufta vazhdon… (Ukraina) nuk do të jetë në gjendje të eksportojë grurë në botë dhe do të ketë probleme të mëdha”, shtoi ai.
Ukraina është eksportuesi i pestë më i madh në botë i grurit dhe është paralajmëruar se nëse konflikti vazhdon, mund të krijojë një krizë globale, që të sigurohet ushqim i mjaftueshëm.
Ky është një shqetësim i madh, në veçanti për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, që konsumojnë sasi më të lartë të grurit për kokë banori – pra rreth dyfishi i mesatares botërore.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












