Lajme
Ulen ndjeshëm parashikimet për zhvillim ekonomik në Gjermani
Bëhet e ditur se institutet e kërkimit ekonomik në Gjermani kanë ulur ndjeshëm pritjet ekonomike. Ato tani presin që Produkti i Brendshëm Bruto të rritet me 2.4 për qind në vitin 2021, pas një parashikimi prej 3.7 për qind në pranverë.
Referuar pikëpamjes së instituteve kryesore kërkimore ekonomike, rritja në Gjermani këtë vit do të jetë dukshëm më e ngadaltë nga sa pritej fillimisht.
Në raportin e tyre të vjeshtës të botuar të enjten (14.10.), ekspertët parashikojnë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 2.4 për qind. Në pranverën e këtij viti, pas rënies së shkaktuar nga korona në ekonomi në vitin 2020, institutet ende prisnin një rritje prej 3.7 për qind. Në vitin 2020 në tërësi, Produkti i Brendshëm Bruto ra me 4.9 për qind.
Vështirësitë e furnizimit rëndojnë mbi ekonominë
Situata ekonomike vazhdon të jetë e ngarkuar nga kriza e koronas, përveç vështirësive të furnizimit, thuhet në shpjegim. Kriza gradualisht po kapërcehet. “Sidoqoftë, në sektorin e prodhimit, vështirësitë e furnizimit për produktet e ndërmjetme po pengojnë prodhimin, kështu që po rriten vetëm sektorët e shërbimeve të lidhura me konsumatorin.” Për më tepër, për shkak të pandemisë që vazhdon”, nuk pritet në një afat të shkurtër një normalizim i plotë i aktiviteteve me intensitet kontakti”.
Prandaj, ekonomia gjermane nuk ka gjasa të “kthehet në shfrytëzimin normal të kapaciteteve” deri në vitin 2022, parashikojnë studiuesit. Për vitin 2022, ata presin rritje ekonomike të konsiderueshme prej 4.8 përqind. Në pranverë, ata ende parashikonin një plus prej 3.9 për qind në vitin e ardhshëm – mendonin se rimëkëmbja ekonomikeReagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve do të shtyhej. /dw
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












