Kosova
Ulen tarifat për shërbime konsullore në ambasada
Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se që nga data 22.07.2024 është marrë vendimi për uljen e tarifave për shërbimet konsullore në ambasadat e Kosovës.
Ministrja Donika Gërvalla tha se Kosova është e përkushtuar që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që marrin mërgimtarët në vendet ku punojnë.
“Kosova është e përkushtuar jo vetëm për të organizuar ambient sa më të favorshëm për qindra mërgimtare që vijnë për t’i kaluar pushimet në shtëpitë e veta në Kosovë, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë në shërbimet konsullore të misioneve diplomatike. Kemi konstatuar se tarifat për shërbimet konsullore, shumica prej tyre, janë mjaft më të larta sesa shërbimet e njëjta që merren në Kosovë. Jam krenare të paraqesë për ju tarifa të reja konsullore e cila përbën jo vetëm ulje të dukshme, por mënjanon disa anomali të panevojshme, si pagesat e larta për dokumente e cila ndodhet brenda sistemit në të cilin shërbehen konsullatat tona”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të mërkurën.
Gërvalla u ka bërë thirrje mërgimtarëve, veçanërisht ata që janë në Gjermani, të kërkojnë rifitimin e shtetësisë së Kosovës. Për rifitimin e shtetësisë, sipas Gërvallës, aplikimi është falas dhe pa procedura të tejzgjatura.
“Në Gjermani, në të cilin jeton numri më i madh i mërgimtarëve tanë, ka hyrë në fuqi në fund të qershorit ligji për dyshtetësi. Është bërë urgjente jo vetëm ulja e tarifave për rifitimin e shtetësisë së Kosovës, por edhe të thjeshtëzimit të procedurave. Sa i vështirë dhe sa i dhimbshëm për ata mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës, që në mungesë të alternative, e kanë dorëzuar shtetësinë. Konsullatat tona iu presin krahëhapur për të aplikuar sa më shpejt dhe pa burokraci të penevojshme për rifitimin e shtetësisë”, ka deklaruar ministrja.
Mërgimtarët shërbehen me pasaporta, letërnjoftime, ceritifikata dhe shërbime të tjera në ambasadat e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












