Lajme
Ulëse në Kuvendin e Kosovës për diasporën
Ministri i Diasporës kërkoi që në kuadër të reformës zgjedhore të përfshihet edhe diaspora. Ai tha se mërgimtarëve t’u rezervohen vende në Kuvendin e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe njëherit ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka kërkuar që të zhbllokohet reforma zgjedhore në mënyrë që zgjedhjet e ardhme ta mbahen sipas modelit të reformuar. Ai ka kërkuar po ashtu që të rezervohen vende në Kuvend për diasporën.
Këto komente ministri Makolli i bërë të dielën në një konferencë për media, ku u fokusua kryesisht në reformën zgjedhore dhe në zgjedhjet e brendshme në partinë e tij, AKR-në.
Megjithatë ai kërkoi që në kuadër të reformës zgjedhore partitë politike duhet të gjejnë modalitetet që edhe kosovarët që jetojnë nëpër vendet perëndimore të përfaqësohen në Kuvend.
Ai ka thënë më herët në një intervistë për “albinfo.ch” se rreth një e treta e kosovarëve jetojnë në diasporë dhe është e natyrshme që ata të përfaqësohen me njerëzit e tyre në Kuvendin e Kosovës. Edhe sot Makolli e ka paraqitë të njëjtin qëndrim.
Ai po ashtu kërkoi që të zhbllokohet procesi i reformës zgjedhore, ndërsa tha se rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe marrëveshja politike e nënshkruar ndërmjet Pacollit, Thaçit dhe Mustafës duhet të respektohet në tërësi.
“AKR gjatë gjithë procesit të reformës zgjedhore ka dhënë një kontribut për të lëvizur proceset politike. Jemi të vetëdijshëm se ky proces ka ngecur, jo për fajin tonë, por për mungesë të vullnetit politik të partive politike. Ne jemi të interesuar që procesi të zhbllokohet”, tha Makolli.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











