Maqedonia
Ulet në mënyrë drastike numri i nxënësve në Tetovë, shkak migrimi
250 mijë nxënës u janë rikthyer bankave shkollore në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 20 mijë prej tyre kanë filluar klasën e parë.
Ky viti shkollor në këtë vend do të zgjasë deri më 17 qershor dhe për herë të parë do të ketë edhe pushim pranveror nga 29 prilli deri në 5 maj.
“Vitin shkollor e filluam me tekste të shumta të reja shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm profesional. Filluam me njoftimin për paga më të larta për mësimdhënësit, i cili është rezultat i një bashkëpunimi të mirë midis sindikatës përfaqësuese dhe do të realizohet shumë shpejt. Filluam me mbi 50 shkolla të rikonstruruara, me disa objekte të reja, disa prej të cilave janë gati dhe disa të tjera, të cilat janë në fazë përfundimi”, tha për RTK-në Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut.
Në qytetin e Tetovës ky vit shkollor ka filluar me shqetësimin për uljen drastike të numrit të nxënësve.
“Gjithsej në komunën tonë janë regjistruar 991 filloristë, që në krahasim me vitin paraprak kemi një rënie prej 50 nxënësve. Sa u përket nxënësve në shkollat e mesme, kemi një numër prej 1159 nxënës që për fat të keq, në krahasim me vitin e shkuar ka një rënie të numrit prej 200 nxënësish, shkaku i migrimit të tyre në vendet perëndimore”, tha Nazmi Dauti, përgjegjës për arsim i Komunës së Tetovës.
Në Tetovë, në gjitha shkollat e mesme mungojnë më shumë se 20.000 libra.
Nga komuna deklaruan se përkundër uljes së numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë, mbyllje të paraleleve nuk do të ketë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











