Lajme
Ultimatum RTK-së: lëshoni zyrat ose paguani qira
Agjencia Kosovare e Privatizimit i jep afat pesë-ditor RTK-së që t’i lirojë pronat e uzurpuara nga ish RTP, në të kundërtën, thuhet se do t’i nxjerrin me forcë nga aty
Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dhënë ultimatum Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që brenda pesë ditëve, ose të hyj në marrëveshje kontraktuale të qirasë me AKP-në ose t’i lirojnë zyrtar ky janë vendosur, ndryshe do t’i nxjerrin zvarrë bashkë me Policinë. Sipas AKP-së, zyrat ku është vendosur RTK janë të ish RTP-së (Radio Televizionit të Prishtinës).
Në vendimin e AKP-së thuhet asetet e Ndërmarrjes Shoqërore “Radio Televizioni i Prishtinës”, janë duke u shfrytëzuar aktualisht nga RTK-ja. Kjo nënkupton se shfrytëzimi pa bazë ligjore nga ana e RTK-së i aseteve në çfarëdo forme paraqet posedim të paligjshëm apo uzurpim, citon Insajder.
Më tej në vendim e AKP-së, kërkohet që RTK të paguaj qiranë AKP-së për kohën e shfrytëzuar deri më tash si dhe të hy në marrëdhënie kontraaktuele të qirasë me AKP-në për periudhën e ardhshme. Ndryshe sipas AKP-së, brenda afatit 5 ditësh duhet të lirohet objekti i RTK-së.
Ne vendimin e AKP-së gjithashtu thuhet se nëse RTK nuk liron hapësirat e AKP-së në mënyrë vullnetare atëherë AKP do të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.
Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala, ka deklaruar se ky është presion i radhës ndaj Transmetuesit të vetëm publik dhe vjen pikërisht në kohen kur duhet të zgjedhën anëtaret e rinj të menaxhmentit të RTK-së dhe në kohen kur ligji i RTK-së është në procedurë të ndryshimit për të gjetur zgjidhjen e financimit.
Sipas Shalës, RTK nuk ka si të jetë uzurpator, pasi që në këto objekte i ka vendosur fillimisht UNMIK-u pa e pyetur fare menaxhmentin e RTK-së. Shala thotë se ky është një mesazh i Qeverisë që ne ta mbyllim gojën e mos të kërkojmë rritje të buxhetit se munden të na qesin krejt jashtë edhe objekteve.
Kundër këtij vendimi të AKP-së, ka reaguar edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së.
“Ky veprim skandaloz dhe fyes, ndaj Transmetuesit Publik, është presion në misionin e tij për informim të qytetarëve, komponentë kjo themelore e çdo demokracie ne botë. Është shqetësuese qe për tash e 16 vjet asnjëri nga Kuvendet dhe Qeveritë, nuk është në gjendje ta zgjidhë çështjen e pronës dhe të objektit për Transmetuesin e vetëm Publik në vend”, thuhet në reagimin e SPRTK-së, transmeton Albinfo.Ch.
SPRTK i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë që urgjentisht ta caktojnë pronën e RTK-së dhe të ndajnë fonde të mjaftueshme në mënyrë që RTK ta ketë objektin e vet, ashtu siç e kanë Kuvendi, Qeveria dhe çdo institucion tjetër publik, thuhet më tej në reagimin e sindikatës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











