Lajme
Unazë për monitorimin e shëndetit
Një start-up i ri në Neuchâtel do hyjë në treg me një pajisje të veçantë. Është dizajnuar një unazë që mundëson kontrollimin e shëndetit dhe pritet që në të ardhmen të bëjnë të mundur monitorimin e pacientëve në shtëpi, shkruan RTS.
Për të punuar, kjo unazë është e pajisur me sensorë. “Ata përdorin dritën për të matur disa sinjale jetike, për shembull rrahjet e zemrës dhe ndryshueshmërinë e saj, nivelin e oksigjenit të frymëmarrjes ose presionin e gjakut”, shpjegoi Antonino Caizonne, bashkëthemelues dhe drejtor i start-up-it, përcjellë albinfo.ch.
Për Thierry Ëeber, mjek dhe specialist i shëndetit dixhital, kjo pajisje ende mund të përmirësohet, por tashmë mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalim. “Në të ardhmen, këto mjete do të bëjnë të mundur ndjekjen e pacientit në shtëpi dhe për shembull gjenerimin e alarmeve kur gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve përkeqësohet”, parashikon ai. “Dhe atje, do të jetë vërtet një mjet interesant për mjekun klinik, për aq sa kjo pajisje e lidhur është e certifikuar”, shton Thierry Ëeber për RTS, përcjellë albinfo.ch.
Një certifikim mjekësor që është i shtrenjtë dhe kërkon kohë, pasi duhet të mbështetet nga studime klinike që përfshijnë dhjetëra apo edhe qindra pacientë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












