Lajme
UNHCR: Bota duhet të përgatitet për pasojat e ndryshimit të klimës
Ndryshimet e klimës do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe bota duhet të përgatitet për këtë situatë, thotë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Kreu i kësaj agjencie, Filippo Grandi, tha se Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave vendosën që personat të cilët ikin nga vendi i tyre, për shkak të ndryshimeve të klimës, meritonin mbrojtje ndërkombëtare.
Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim të hënën, në lidhje me shtetasin e Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti një çështje kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet mohuan kërkesën e tij për azil.
“Aktvendimi thotë nëse keni një kërcënim të menjëhershëm për jetën tuaj, për shkak të ndryshimit të klimës, për shkak të urgjencës së klimës, dhe nëse kaloni kufirin dhe shkoni në një vend tjetër, nuk duhet të dëboheni, sepse do të rrezikonit jetën tuaj, ashtu si në një luftë apo në një situatë persekutimi”, tha Grandi për Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre”, tha ai.
Rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, sikurse ato në Australi, rritja e niveleve të detit që prekin ishuj me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të lashtave dhe bagëtive në Afrikën nën-Sahariane dhe përmbytjet në gjithë botën.
Për më shumë se 70 vjet UNHCR-i ka punuar për të ndihmuar ata që ikin nga vendet më të varfra, si rezultat i konfliktit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











