Lajme
Unicef: 10 milionë fëmijë në Afganistan kanë nevojë për ndihmë
Sytë e gjithë botës janë drejtuar nga fëmijët e Afganistanit. Mes kaosit dhe trazirave, lufta e tyre është mbijetesa.
10 milionë fëmijë në gjithë Afganistanin kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar, është ky përfundimi i Unicef-it.
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rreth 1 milion fëmijë afganë parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja gjatë këtij viti dhe mund të humbin jetën pa marrë trajtim shëndetësor.
Në Afganistan 4.2 milionë fëmijë, nga të cilët 2.2 milionë vajza, nuk shkojnë në shkollë.
Për drejtoreshen e Unicef, Henrietta Fore, ky është realiteti i zymtë me të cilin përballen fëmijët afganë. Ajo vuri në dukje se nevojat bazike të fëmijëve dhe grave priten të rriten gjatë muajve të ardhshëm, si pasojë e thatësirës së rëndë, mungesës së vazhdueshme të ujit; pasojave shkatërruese socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe fillimit të dimrit./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













