Lifestyle

Unikatil paralajmëron këngë me klip të ri

Reperi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se kënga e re do të jetë duet me Klepton

Një ndër hip hop artistët më të pëlqyer te shqiptarët, Unikatil, ka gëzuar fansat e tij me lajmin se do të sjellë një këngë me vido-klip.

Reperi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se kënga e re do të jetë duet me Klepton. Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto, kur njofton se video klipi i kësaj kënge do të ketë edhe pamje nga koncerti gjigant i Unikatilit në stadiumin e Durrësit më 4 gusht.