Shkurt.ch
Universiteti i Gjenevës ofron kurse për imamët
"Misioni ynë nuk është t`i arsimojmë imamët por që të kontribuojmë në integrimin e tyre”, ka thënë rektori i Universitetit të Gjenevës Yves Flückiger
Universiteti i Gjenevës, duke filluar nga viti i ri akademik do të ofrojë kurse kualifikimi të mëtejmë për imamët. Pjesëmarrja është vullnetare dhe duhet t`i kontribuojë integrimit më të lehtë të imamëve në Zvicër.
“Misioni ynë nuk është t`i arsimojmë imamët por që të kontribuojmë në integrimin e tyre”, ka thënë rektori i Universitetit të Gjenevës Yves Flückiger në një intervistë të botuar sot në gazetën “Tribune de Geneve”. Oferta e kursit është bërë bazuar në kërkesat e Kantonit të Gjenevës, i cili edhe do ta bëjë bashkëfinancimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Universiteti i Gjenevës llogarit për fillim se kursi do të ketë 10 deri 12 pjesëmarrës. Ndërsa ky trajnim është i hapur edhe për persona të cilët japin mësim në institucione islamike.
Lëndët të cilat do të ligjërohen janë: gjuha frënge, filozofia politike, të drejtat e njeriut dhe etika. Veç këtyre, në program janë paraparë edhe ligjërata mbi teologjinë islamike, konferenca mbi islamin etj. të cilat do të jenë të hapura për të gjithë studnetüet dhe të interesuarit tjerë nga Universiteti i Gjenevës.
Me këtë program synohet ngritja e një “platforme për islam të avancuar”., përcjell albinfo.ch. Për fillim, kjo ofertë do të jetë falas por me kohë mund të ndryshojë, ka thënë Flückiger.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













