Lajme
UP dhe Ministria e Diasporës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Diasporës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, që ka për qëllim shkëmbimin e informacioneve për studentët kosovarë nga vendi dhe mërgata.
Nxënësit nga mërgata do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetin e Prishtinës, për të hyrë kështu në proceset zhvillimore të vendit..
Universiteti i Prishtinës do t’i krijojë mundësi mërgatës shqiptare që të mbajë gjallë gjuhën shqipe në vendet ku ata jetojnë. Rektori Mujë Rugova, ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Diasporës, ka për qëllim që t’u mundësojë nxënësve shqiptarë nga mërgata të vazhdojnë studimet e larta në Universitetin e Prishtinës.
Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, ka deklaruar se kjo marrëveshje do të jetë në funksion të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas tij, interesimi i tyre është që të futen në proceset e zhvillimit të vendit.
Numri i shqiptarëve në mërgatë është shumë i madh, prandaj përpjekjet e ministrisë janë që të mbajë gjallë gjuhën shqipe në diasporë, tha Makolli.
Përmes kësaj marrëveshje do të mundësohet hulumtimi dhe gjetja e mundësive për përfshirjen e studentëve në universitete të ndryshme të botës.
Gjithashtu, do të krijohen mundësi që pas mbarimit të shkollimit të mesëm, nxënësit nga diaspora të mund të studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Marrëveshja parashikon hartimin e projekteve, dërgimin e studentëve dhe studiuesve jashtë vendit dhe kthimin e tyre në atdhe, organizimin e seminareve për mësuesit në mërgatë, botimin e teksteve, e të tjera.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










